Ndihmë dhe kontakt
Ke një problem me platformën? Na tregoje — ne e shohim çdo mesazh.
Na shkruaj drejtpërdrejt
Mbështetje: support@udhes.com
Agjencitë (verifikimi, faturat): agjenci@udhes.com · Pyetje të përgjithshme dhe privatësia: info@udhes.com
Pyetje të shpeshta
Si e kërkoj një rezervim?
Hap ofertën dhe plotëso formularin e rezervimit. Konfirmo email-in me lidhjen që të dërgojmë; vetëm pas kësaj kërkesa shkon te agjencia, e cila e konfirmon ose e refuzon.
Si e anuloj një rezervim?
Hap lidhjen te email-i i rezervimit (ose faqen “Rezervimet” nëse ke llogari). Anulimi lejohet deri në afatin që ka caktuar agjencia para nisjes.
Nuk më erdhi email-i i konfirmimit.
Kontrollo dosjen e spam-it. Nëse nuk është as atje pas pak minutash, na shkruaj më poshtë me email-in që përdore.
Harrova fjalëkalimin.
Përdor “Harrova fjalëkalimin” te faqja e hyrjes dhe ndiq lidhjen që të vjen me email.
Jam agjenci — si regjistrohem ose si e përditësoj ofertën?
Regjistrimi dhe menaxhimi bëhen te portali i agjencive. Për pyetje mbi verifikimin ose faturat shkruaj te adresa e agjencive më poshtë.
Si raportoj një ofertë ose agjenci të dyshimtë?
Dërgo formularin më poshtë me temën “Raportim” dhe lidhjen e ofertës. E shqyrtojmë çdo raportim.
Raporto një problem
Nuk e gjete përgjigjen? Dërgona formularin dhe të kthejmë përgjigje me email.